Real Madrid fiton në transfertë 
​me dopietën e Cristiano Ronaldos

Real Madrid fiton në transfertë <br />​me dopietën e Cristiano Ronaldos<br>
Duket se Cristiano Ronaldo ka gjetur formën më të mirë të tij, teksa pas golave radhazi në Champions League, tashmë po shënon rregullisht edhe në La Liga.

Sot ylli portugez i Real Madrid ka shënuar dy gola në transfertë ndaj Eibar, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij. 

Me këtë dopietë, CR7 ngjitet në kuotën e 18 golave në La Liga, 2 më pak se Suarez dhe 6 më pak se Messi, që nuk do të luajë në mbrëmbje.

Real Madrid “blindon” vendin e tretë me këtë sukses. Ronaldo shënoi golin e parë në 34’, pas një pasimi perfekt të Modriç. Në fillimin e pjesës së dytë vendasit barazuan, por sulmuesi portugez ndëshkoi sërish në 84’, kësaj here me kokë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion