Real Madrid manita Sevillas,dy
gola nga Ronaldo, fiton Bayern

Real Madrid manita Sevillas,dy<br />gola nga Ronaldo, fiton Bayern<br>
Real Madrid shtyp Sevilla-n dhe merr vendin e tretë në La Liga. Madrilenët kanë qenë një uragan i vërtetë në 45 minutat e para dhe i kanë mposhtur 5-0 andaluzianët. Mbrojtësi Nacho shënoi golin më të shpejtë të këtij sezoni.

Ishte minuta e tretë kur spanjolli nga fare pranë dërgoi topin në rrjetë dhe kaloi për herë të parë në avantazh Real Madrid. Më pas ishte radha e fituesit të “Topit të Artë” Cristiano Ronaldo që shënon një dygolësh. Të parin personal dhe të dytin për Real, Ronaldo e shënon në minutën e 23-të. Ndërsa në të 31-tën Cristiano shënon me penallti.

Ylli i galaktikëve kthen në gol një njëmbëdhjetë metërsh edhe pse portiere i Sevilla-s Sergio Rico e pret topin por i shpëton nga duart.Është minuta e 31-të dhe skuadra e Zidane është në avantazh 3-0 ndaj një Sevilla të pafuqishme. Gjithsesi furia e Real Madrid vijon dhe me gjermanin Toni Kross dhe marokonin Achraf Hakimi vijnë edhe dy gola të tjerë që e dërgojnë rezultatin në Real Madrid 5 e Sevvilla 0. Ky ishte rezultati i pjesës së parë por edhe I gjithë takimit. Real Madrid ngjitet në vend të tretë me 31 pikë 5 më pak se Barcelona që ndeshjen e javës së 15-të do ta luajë të dielën në “El Madrigal ndaj Villarreal.

Në Bundesligën gjermane Bayerni i Mynihut fitoi 1-0 ndaj Eintracht Frankfurt falë golit të Vidal në pjesën e parë. Bavarezët me 35 pikë thellojnë avantazhin në kryesimin e kampionatit me 8 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Lajpcig.Lajpcig nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Mainz ndërsa vijon kriza e Dortmund që u mposht në shtëpi 2-1 nga Werder Bremen.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal