Reali i Madridit ka spostuar vëmendjen nga Levandovski te sulmuesi tjetër që luan në kampionatin gjerman të futbollit, Pierre-Emerick Aubameyang.
 
Aubameyang këtë edicion me Dortmundin në 38 takime ka realizuar 33 gola.  Sipas mediave spanjolle, Reali kanë arritur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit sezonin e ardhshëm duke parë edhe dëshirën e vetë lojtarit, teksa pak ditë më parë deklaronte se do të mirëpriste një ofertë nga 10 herë kampionët e Europës.
 
Por pas lajmeve që po qarkullojnë, sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang  ka mohuar kontaktet me Realin duke deklaruar se “Kjo është marrëzi.
 
S’kam asnjë ofertë dhe marrëveshje me Realin. Unë jam i fokusuar te Dortmundi”, tha Aubameyang.



d.b/shqiptarja.com