TIRANE, 25 shkurt /ATSH/. - Portieri i Real Madridit, Iker Casillias, do të vendosë per të ardhmen e tij në fund të sezonit, shkruan e përditshmja spanjolle AS.
Nëse Casillias vendos qe të largohet nga Reali, atëherë opsion i vetëm për të mbeten skuadrat ne Amerikë, pasi nuk dëshiron të largohet nga Reali dhe të nënshkruajë për një skuadër tjetër në Evropë. Ekipet e interesuara për të nga Premierliga dhe Bundesliga nuk janë prioriteti i tij.
Nderkohe, portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, nuk është duke kaluar mirë me trajnerin holandez, Louis van Gaal, shkruan gazeta. Spanjolli dhe Van Gaal nuk kane folur prej disa muajsh me njëri me tjetrin.
Pas lajmeve të fundit se Casillias mund të largohet, De Gea mund të jetë zëvendësuesi i tij ideal dhe për shërbimet e tij Reali mund të ofrojë deri në 30 milionë euro.