Real Madridin e ndajnë dy fitore nga
rekordi i fitoreve të njëpasnjëshme

Real Madridin e ndajnë dy fitore nga<br />rekordi i fitoreve të njëpasnjëshme
Futbollistët e Real Madrid u duhen edhe dy fitore për të arritur rekordin botëror për fitore të njëpasnjëshme, që aktualisht është 24, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i Carlo Ancelottit ka humbur në ndeshjen miqësore të Milanos me 4:2, por kjo lojë nuk është përfshirë në statistikat zyrtare. Ende rekordin për më shumë fitore të njëpasnjëshme e mban Coritiba. Ekipi brazilian rekordin e arriti në periudhën nga 3 shkurti deri 5 maj 2011.

Megjithatë, Real Madrid, këtë sezon luan shumë mirë dhe ka arritur një seri prej 22 fitoreve në të gjitha garat. Atyre u nevojiten vetëm edhe dy fitore për të arritur rekordin e 24 fitoreve të njëpasnjëshme. Ndërkohë, Real Madrid përballjen e radhës do ta ketë kundër Valencias të dielën.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'