Në ndeshjen e fundit të javës së 24-të në La Liga Real Madrid mposhti 2-0 në transfertë Elchen. Golat për “Los Blancos” u shënuan në pjesën e dytë nga Benzema dhe Cristiano Ronaldo duke e ngjitur skuadrën e Ançelotit në kuotën e 60 pikëve.

Madrilenët koleksionojnë fitoren e 20-të në këtë edicion ndërsa kanë pësuar edhe 4 humbje dy ndaj të cilave në derbi ndaj Atletikos.
 
Ajo që vlen për tu theksuar pas këtij trepikëshi është fakti se Reali tashmë ka nisur “arratinë”. Galaktikët janë 4 pikë larg nga Barcelona që humbi në “Camp Nou” ndaj Malagas. Golat janë shënuar nga Benzema e Ronaldo por ai që ka shkëlqyer ka qënë sërish Isco i cili madje edhe është duartrokitur nga publiku vendas. Edhe pse ka një avantazh jo të vogël trajneri Ançeloti nuk kërkon të “fluturojë” por thotë se titulli në këtë edicion do të vendoset javën e fundit.