Mungon Ronaldo, por jo Reali që shkatërron Sociedadin me poker në “Santiago Bernabeu” 4-1 duke treguar edhe njëherë që është lider i kampionatit spanjoll me meritë të plotë.

Madrilenët përmbysën golin e miqve në fillim me James, Ramos dhe me dopietën e Benzemansë, teksa goli i dytë ishte mjaft i bukur me një super gjuajtje që shtangu portierin mik duke u dorëzuar.
Premier League
Shkëlqen Falcao dhe Manchester United fiton ndaj Leicester City 3-1 duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në luftën për podiumin e më të mirëve në Premier League.

Nuk gabuan as Liverpuli me Totenhamin që fituan lehtësisht. Hull dhe Crystal nuk arritën që të ndalnin Neëcastle dhe Evertonin duke humbur.
Chelsea dhe Manchester City u ndanë në një barazim 1-1, autorët e golave ishin Remy për blutë dhe Silva për kampionët e Anglisë.

Bundesliga
Shtutgart e nis me humbje fazën e dytë të kampionatit gjerman, pasi u mund nga Borusia Moenchengladbach me një gol.

Befasoi edhe Hamburgu që humbi në fushën e tij me Köln duke u gjendur në një pozicion mjaft delikat. Freiburg siguroi një fitore me vlera 4 – 1 ndaj Frankfurt.

Paderborni i Alban Mehës pësoi 5 gola nga Mainz,ndërsa Schalke mori pikët e plota ndaj Hannover.

d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com