Reali humbet shpresat për La Liga-n
Zidane: Duhet një analizë e thellë

Reali humbet shpresat për La Liga-n<br />Zidane: Duhet një analizë e thellë<br>
Reali i Madridit barazoi 2-2 me Celta Vigon duke humbur edhe dy pikë të tjera në garën për La Liga. Tashmë diferenca me vendin e parë që mbahet nga Barcelona ka shkuar në -16 pikë. 

Pas ndeshjes trajneri Zidane duket se është dorëzuar përfundimisht në garën për kampionatin spanjoll, ndërsa tashmë ka mbetur vetëm Champions League dhe Kupa e Mbretit.

“Jemi të gjithë pak të zemëruar me rezultatin, jo me pjesën e parë që zhvilluam. Duhet të jemi pak të zemëruar me pjesën e dytë. Nuk mund të jemi të kënaqur me rezultatin, kishte vend për të bërë më mirë. Nuk zhvilluam 90 minuta të mira.

Kishim një ekip përballë që ka qenë më mirë në pjesën e dytë. Ka bërë presion dhe këtu kemi dështuar. Kemi humbur shumë topa të thjeshtë. Duhet analizuar në thellësi. Pashë një pjesë të dytë të komplikuar për neve.  Nuk do të flasim më për La Ligan çdo javë. Nëse humbasim pikë nuk arrijmë asgjë. Duhet futur ndeshje pas ndeshje dhe duhet të fitojmë” deklaroi ai. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut