Nuk ka surpriza në Botërorin e Klubeve që po zhvillohet në Marok, Real i Madridit është finalisti i parë. Kampionët e Evropës kanë mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 skuadrën meksikane, Cruz Azul.
Fitorja për skuadrën e Ancelotit nuk u vendos në pikëpyetje për asnjë moment.
Festivalin e golave për kampionët e Evropës e hapi mbrojtësi Sergio Ramos në minutën e 15. Për golin e dytë mendoi francezi Karim Benzema në minutën e 36.
Në pjesën e dytë, Reali shënoi edhe dy gola, fillimisht me Garet Bale në minutën e 50 dhe Isco në të 72' me një super gol, pas një triblimi të bukur në hyrje të zonës.
Në finale Reali do të takohet me fituesin e takimit San Lorenzo- Auckland.
Bastet favorizojnë ekipin e Realit për trofeun, por San Lorenzo ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.
Theksojmë që Reali është pritur nga një numër i madh tifozësh në Marok.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com