Fundjava në kampionatet elitare në Europë nuk ka dhuruar rezultate surprizë, të paktën në ndeshjet e së shtunës.
Reali i Madridit shpartalloi Getafen me rezultatin e thellë 1-5 duke iu afruar Barcelonës me vetëm një pikë nga vendi i parë, por katalanasit do të luajnë nesër ndeshjen e tyre përballë Valencias dhe në rast të ndonjë hapi falas kampionati do të hapej plotësisht dhe Atletiko e Madridit mund të marrë kryesimin nëse do të fitojë.
Në Gjermani Bayern Mynih ka bërë detyrën duke mundur ekipin e Shalkes 3-0 duek avancuar drejt titullit kampion, ndërsa përgjigja e Dortmundit do të jepet nesër.
Manchester City ka mposhtur Chelsea në shtëpi 0-3 duke i fundosur blutë e Londrës akoma më shumë në krizë duke paralajmëruar Conten për punën e vështirë që e pret.
Në Francë, PSG shpartalloi Caen 6-0 duke shfryrë dufin e eliminimit në Champions League.
Në Itali Interi ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Napolit duke u shuar përfundimisht ëndrrën për titullin kampion.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com