Brenda 6 ditëve Reali i Madridit lëshon kreun e kampionatit spanjoll të futbollit. Humbja e madrilenëve përballë Bilbaos 1-0 dhe barazimi javën e parë me Villareal kanë bërë që Reali të humbasë 5 pikë duke i dhënë mundësinë Barcelonës që të përfitojë sot përballë Rayo Vallecano. Nëse katalanasit fitojnë do të marrin kryesimin. Për t’u rikthyer te ndeshja me Bilbaon, golin e fitores e shënoi Aduriz.
Bayern fiton dhe shkëputet +11 nga Volfsburgu
Humbja e Volfsburgut përballë Augsburgut i ka dhënë mundësinë Bayernit të Mynihut që të shkëputet 11 pikë në krye të renditjes pas tre pikëve që mori përballë Hanoverit. Spanjolli Alonso dhe dy herë Muler i kanë fitoren ekipit bavarez në një fushë shumë të vështirë.
Ndërsa Volfsburgu duket se ka pranuar se ka të vështirë që këtë edicion të rivalizojë për titullin kampion. Borusia e Dortmundit pas fitoreve radhazi u detyrua që të ndalej në një barazim pa gola përballë Hamburgut në transfertë duke ndalur edhe ngjitjen e rrufeshme nga zona e ftohtë drejt mesit të renditjes. Në ndeshjet e tjera në kampionatin gjerman Schalke mundi Hoffenheim me rezultatin e pastër 3-1. Ndërsa Mainz-Borussia Moenchengladbach u mbyll 2-2.
Sheikët e PSG fitojnë, Milani barazon
Të paktën deri të dielën kur Lion të zhvillojë ndeshjen e radhës në kampionat, PSG kryeson kampionatin francez të futbollit me 56 pikë pas fitores që mori ndaj Lens me rezultatin e thellë 4-1. PSG nuk e pati aspak të vështirë që të fitonte në shtëpi ndaj kundërshtarit, që është më poshtë në renditje dhe objektiva. Golat për ekipin e PSG u shënuan David Luiz, Zlatan Ibrahimovic, Blaise Matuidi dhe Javier Pastore.
Pas ndeshjes sulmuesi suedez është shprehur i kënaqur me paraqitjen e ekipit në fushë, që pikët e radhës i shoqëroi me goleadë. PSG përpos kampionatit po përgatitet edhe për ndeshjen e kthimit me Chelesa në Champions League, teksa rezultati i parë ishte 1-1. Ndërsa Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Hellas Veronën.
d.balla/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com