Reali ndalet edhe nga Bilbao
humb shansin t'i afrohet Barçës

Reali ndalet edhe nga Bilbao<br />humb shansin t'i afrohet Barçës<br>
Reali i Madridit nuk ka mundur të shfrytëzojë mundësinë për të iu afruar Barcelonës.

Madrilenët nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në fushën e Athletic Bilbaoi, duke humbur mundësinë e ngushtimit të diferencës prej 8 pikësh me Barcelonën që kryeson La Ligan në Spanjë.

Më herët katalansit barazuan 2-2 në “Camp Nou” përballë Celta Vigo, për vendasit shënuan Messi dhe Suarez ndërsa për miqtë Aspas dhe Gomez.

Të vetmit që përfituan nga këto barazime ishte Atletico Madrid që fituan 2-1, në shtëpi përballë Real Sociedad.

Me këto ndeshje Barcelona vijon kryesimin në La Liga me 36 pikë, ndiqet nga Valencia me 31 pikë por që do zhvillojë sot ndeshjen përballë Getafes, në të tretin renditet Atletico me 30 pikë, ndërsa Reali në të katërtin me 28 pikë.

Redaksia Online
a.dr/shqpitarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena