Gjatë 2015-ës, institucionet qeveritare kanë qenë në gjendje të realizojnë 100% planin për rikonstruksionin e godinave e zyrave dhe blerjen e pajisjeve. Të dhënat bëhen të ditura në tabelën e Thesarit të Ministrisë së Financave, “Niveli i ekzekutimit të projekteve për investim ende në vazhdim nga ministritë e linjë dhe institucionet qendrore të pavarura deri në dhjetor”. Në total, niveli i realizimit të shpenzimeve kapitale është 76% për vitin 2015. Peshën më të madhe në këtë mosrealizim e mban Ministria e Transporteve, me një sërë projektesh rrugësh që ose nuk janë kryer fare, ose kanë performuar më ulët sesa plani.
/Shqiptarja.com











