Realizoi “Illyrian TSX” makinën e parë shqiptare me vlerë 1.7 mln euro! Njihuni me Qëndrim Thaçin, djalin me rrënjë nga Mirdita: Dua të prodhohet dhe në Shqipëri e Kosovë

“Illyrian Pure Sport” 1250 kg e rëndë, me motor 950kuaj fuqi dhe  375 km/orë, 45 gradë pistonat.  Mediat thonë se kjo makinë do  të një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

 Kjo është makina e parë e prodhuar nga një shqiptar nga Prishtina por me rrënjë nga Mirdita, Qëndrim Thaçi. “Illyrian Pure Sport” u prezantua në fund të janarit ndërsa sot ka nisur prodhimi i saj.

I ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç  tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës në Kosovë,  jetoi për disa vite nëpër kampe dhe më pas në Torino gjeti dhe punoi fort për pasionin që i lindi kur ishte fëmijë. Atëherë kur rastësisht goditi me top Ferrarin 40 milionë euro të Enco Ferrarit. Atë ditë i tha babs: Unë do bëhem dizanj makinash? Ndërsa u përball me mosbesimin e të atit përballë ëndrrës së një fëmije

"Ikëm në Itali për të shpëtuar jetën nga lufta. Prishtinë, Hungari, Slloveni, jetuam në kamp për 5 vite, më pas në Trieste (Itali) Babai im donte që unë të bëhesha doktor. Por unë e doja artin e muzikën, siluetën e makinës.

Një ditë kur isha fëmijë, po luaja godita me top një Ferrari mclaren, 40 milionë euro. Nuk e dija çfarë ishte. Enco Ferrati më tha: E di çfarë godite? Shko pak më prapa e shiko çfarë godite.  Pashë një siluetë fantastike Ferrari 250 .. u dashurova. Kur u ktheva ithashë babës do realizoj makina. Ec... ec..!

Aty nisi ideja. Atë makinë doja të ndërtoja. Kishte shkolla për dizanj për makinat por babai më tha jo se është humbje kohe. Në 2008 ikëm në Gjermani. U bëra dentist. Më pas i thashë babs do sheh të gjitha shtëpitë dhe u futa të realizoj makinën"

Si është e mundur një djalë që vinte nga një familje që s’kishte lidhje fare me makinat ta realizonte?

Kam fituar besimin duke mbyllur gojën, kam hapur veshët e sytë. Kam dëgjuar simfoninë e zanit, ngjyrën e zanit, gjuhën e trupit të njerëzve. Duke dëgjuar njerëzit me eksperiencë të ndryshme në kompani.  Kam punuar për disa kompani për makinat. Kam parë të gjitha analizat e makinave më të shpejta në botë, prekja defektet që bënin. Thoja do ndërtoj makinën sipas atyre skicave dhe të mos përsërisja gabimet që bëheshin dhe të nxjerr makinën perfekte. E  bëra vetë të gjithën.

Filozofia e tij e punës: Mos bëj gabimet e të tjerëve

Vizionin tënd nuk mund ta shohë askush. Lind. Kur vizatoj unë ndjej frymën e ajrit, modeloj makinën dhe ia kaloj inxhinierisë për të verifikuar se ku kam gabuar unë dhe mësoja nga gabimet. Kur vjen momenti që ti ke punë me  gabimet që kanë bërë të tjetër nuk ke pse ti bësh ti edhe një herë. 10 vjet vizatime. Të kuptosh gabimet e tjerëve nëse bën të njëjtin gabim humb kohë. Kjo makinë nuk ka defekte.

Si u kthye nga dizanj në makinë?

Fitova besimin e doktor Fabio Rauson i cili ka çertifikatën e prodhimit të makinave. Makina tashmë është në prodhim. Prodhohet në Torino por do të doja të prodhohej në dy shtetet tona

Çmimet kush ia vë makinat?

Unë

Ka interes për blerje?

Ka pasur shumë. Janë mbyllur kërkesat. Makina është e limituar, 27 copa në të gjithë botën. Vlerën ia kam caktuar unë edhe pse e di se nuk ka për të qëndruar aq ulët sa tani. Pasi të prodhohen 27 copë do bëhet një version tjetër. Duam që makina të jetë ekstremisht ekskluzive. 

Thaçi pritet që në vijim të reklamojë automjetin e parë shqiptar në një turn ë mbarë në mbarë botën ndërsa çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro, në bazë të specifikave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Rama zbulon: Edhe unë jam pak mirditor

Kryeministri Edi  Rama zbulon sot dhe një rrënjë të familjes së tij e ka nga Mirdita.  Ndërsa ishte përballë të ftuarit të tij Qëndrim Thaçi i cili krijoi makinën e parë  shqiptare iIlyrian Pure Sport”.

31 vjeçari i cili është larguar nga Prishtina në kohën e luftës për tu vendosur pas disa vitesh në  Torino ku dhe krijoi makinën e tij tregoi se ishte me rrënjë nga Mirdita.

 “Edhe unë jam pak mirditor. Pak si shumë se një nga rrënjët është në Mirditë” tha Rama

Ora 11:53
Që kryeministri Rama nuk di ti japë makinës e dimë, tani zbuloni pse ka refuzuar ta mësojë

 

Të gjithë e dimë që kryeministri shqiptar nuk di ti japë makinës. Dhe ka një arsye përse nuk e ka mësuar kurrë.

“Nuk di ti jap makinës se e kam pas stres gjithmonë që duhet të futem aty tek timon, me fut këmbët aty poshtë, kaq i madh sa jam.  Më mirë lëre fare. Më duket sikur është përgjejgësia e madhe të kesh dhe njerëz aty dhe të kesh në dorë shëndetin e tyre” tregoi Rama sot  në podcastin e tij.

Ora 11:50
Rama: Shkolla profesionale, rruga më e sigurt për punësim

Në podcastin e radhës, kryeministri Edi Rama bisedoi edhe me një grup të rinjsh, që shkuan deri në finalen e konkursit të njohur të kodimit “CodeWeek” mes 47 vendeve të botës, duke risjellë në vëmendje rëndësinë e arsimit profesional.

Rama risolli në vëmendje veçanërisht fushat që lidhen me inteligjencën artificiale, duke thënë se është 'rruga më e sigurt për punësim'

Të rinjtë u shprehën se triumfuan deri në finalen e konkursit të njohur të kodimit, me një aplikacion për personat me aftësi ndryshe.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2024 01:55

    Ate qe nuk honeps ne kete histori, eshte Rama qe na del /pak mirditor/! Po t'a keni vene re,Rama sipas rrethanave,vendit e personave me te cilet ka te beje per momentin del shpesh here /pak keshtu/,ose /pak ashtu/! Kam pershtypjen se vuan nga kompleksiteti i pasojave i te mos qenit pjese e nje grupi,ose dickaje!

    Përgjigju
    • edmond (koder rreshen): 04/02/2024 14:29

      Iris duhet ta "honepsish" Ramen,sepse ai ka arsyet e tij kur flet per Origjinen ?! Rama thot se esht Venecian nga Gjyshja,qe te tjeret ta fantazojn si deg e familjeve aristokrate ? Thot se esht me prejardhje "Mirditore" per tu pranuar si Autokton (si Arberor) ? Per prejardhjen e Rames si Mirditor,mendoj se kam fakte,se ai nuk esht dhe mashtron ? Spiro Koleka para shum vitesh (daja i Rames) ka ber nje vizit ne Rreshen,dhe quditerisht ai ka shkuar (per drek,ose dark) ne nje fshat (20 minuta ne kemb nga Qyteti) tek nje familje me mbiemrin Leka . I zoti i asaj shpie esht diku te 95 vjec sot,dhe me tregonte,se Spiroja mendonte se shum familje te Laberis mund ta kishin prejardhjen nga Mirdita,sidomos per Kurveleshin tregonte dhe gojedhenat per emrin e asaj zone.Per dekada kjo familje ka menduar se vizita e Spiros ishte per arsye se e kishin biografin e mir,dhe pa e kuptuar se Spiroja kerkonte rrenjet e tij ! Variantin e Rames e hedh posht nje kusherir e tij e cila thonte : Daja i Rames ishte shum i dhen per te gjetur rrenjet e tij,dhe nga studimet qe ai ka kryer per te gjetur rrenjet e Familjes,ka zbuluar se ne 1780 ishin dy vellezer te cilet formojn pemen e kesaj Familje ne po ate zon te Laberis ku u shtuan brezat pasardhes.

  • Lui: 03/02/2024 22:55

    Ore ia keni idene ju cdo te thote Made in Albania?! Si mund te quhet makine shqiptare ku vetem ky eshte shqiptar i cili thjeshte i vizaton. Por qe te ndertohet duhen edhe nja 4-5 inxhiniere te tjere duke filluar qe nga inxhinieret mekanike e duke vazhduar edhe me punetoret e thjeshte qe duhet te punojne ne fabrike qe minimalisht duhet te jete fizikisht ne Shqiperi. Per mos thene qe te pakten 51% e perberjes se makines duhet te prodhohet ne Shqiperi te pakten si fillim qe te mund te quhet “makine shqiptare”.

    Përgjigju
  • Arbri: 03/02/2024 20:03

    SKA MIRDITOR ME FTYR ARABI.... KE SHUM PIGMENT TE ERET QE TE JESH MIRDITOR..... BEJ ADN DHE DIN CA DEL.... ME FAKTE.

    Përgjigju
  • Latif: 03/02/2024 18:15

    Po rekruton lavatrice per leket e veta

    Përgjigju
  • [email protected]: 03/02/2024 18:08

    Prodhoj ky thot, ore keni rrjedh fare me gjith bablokun. Ky thjesht ka bere disajnin e temeqes si done prodhoj ky apo njelloj si talebanet e nxorren llajmin qe kemi prodhuar super makine garash me motorrin e golfit. Mir talebanet e besojne Po ky babloku ka rreshkitur fare

    Përgjigju
  • Të pa aftë: 03/02/2024 15:39

    Ky vetëm emrin prodhoi se materialet dhe teknologjinë e prodhon kinezi

    Përgjigju
  • edmond (koder rreshen): 03/02/2024 13:04

    Hahaha ky esht per estrad show ! O Rama ! Ju po na thoni se nuk keni patent Autobusi apo Veture ? Se patenta e vetures ka vetem Ramen ne makin si shofer,dhe po u aksidentove (pac veten ne caf). Sikur te mendoshe me kaq dashuri dhe frik per popullin,aq sa mendon per veten,do te ishte e adhurueshme,dhe nuk do ta merrje ne caf Shqiptarin, duke e rrezu nga makina jote rrangalle Shtet,ata mijra Shqiptar neper ujrat e ftofta ndermjet Frances dhe Anglis,sepse jo se nuk donin te rrinin ne vendin e tyre,por sepse ju po e largoni ne baz te paaftesis si "shofer Kryeministrie " !

    Përgjigju
    • Duriet: 03/02/2024 13:43

      Dy kryeministra nuk kan patente ne shqiperi. 1 Sali Rame dhe Edi Rama

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Gaz Muça, gangsteri i parë i Tiranës! Historia e plotë, sonte në 22:00 në Crime Story në Report Tv

Gaz Muça, gangsteri i parë i Tiranës! Historia e plotë, sonte në 22:00 në Crime Story në Report Tv