TIRANE- Partia Demokratike ka shprehur indinjatën e saj ndaj Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sa i përket letrës që kjo e fundit i ka bërë Kuvendit të Shqipërisë për të mbledhur librezat e deputetëve. Opozita është rebeluar ndaj këtij fenomeni dhe siç shprehen zëra në radhët e opozitës, deputetët nuk do të pranojnë t’i dorëzojnë librezat e energjisë elektrike, ashtu siç e kërkon OSSHE. Sipas zërave nga Partia Demokratike letra e OSSHE-së i kalon të gjitha caqet e seriozitetit ndaj pushtetit.
/Shqiptarja.com










