Rebesh shiu,  përroi del nga shtrati në Korçë! Përmbytje dhe në Durrës

Reshjet e dendura të shiut mëngjesin e së enjtes e përmbyten sërish rrugën Taulantia, buzë detit në Durrës. Ajo i është nënshtruar rikonstruksionit në vitin 2018 në të gjithë gjatësinë e saj, por përsëri kur bien shira të rrëmbyer rruga përmbytet. Ndërsa në vitin 2019 u dha një tjetër fond me vlerë 14.5 milion lekë nga buxheti i bashkisë për rikonstruksionin e njw segmenti tw po asaj rruge. Punimet janë fazën përfundimtare, por sërish problematika mbetet e njëjtë.

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme në fshatin Porodinë pranë qytetit të Korçës.

Përroi i fshatit ka dale nga shtrati duke dëmtuar disa banesa, 15 bagëti kanë ngordhur, ndërsa është rrezikuar edhe jeta e banorëve.

"Përroi ka kaluar këtej dhe ka përmbytur. Makina ka qenë këtu dhe e ka spostuar tutje. Ra shiu dhe uljet që ranë nga mali erdhën këtu. U zu ura dhe teptisi uji nëpër shtëpi", shprehen banorët.

Grumbullimi i mbeturinave, derdhja e ujërave te zeza, ngushtimi i përroit dhe ura tepër e ulet sipas banoreve janë arsyet qe përroi del nga shtrati sa here ka reshje.

"Sa herë bie shiu ne përmbytemi. Kanalet nuk janë pastruar asnjehere. Urat nuk bëhen në rregull", thanë banorët.

Ata shprehen se janë ankuar disa herë por pushteti lokal nuk ka marrë asnjë masë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin