Reçel ftonjsh
Përbërësit:
- 1 kg ftonj
- 1 kg sheqer
- 700 ml ujë
- 1 limon lëngu
- 2–3 karafila
- 1 copë e vogël kanellë
Përgatitja:
Pasi i keni qëruar ftonjtë hiqni bërthamat dhe pjesën e fortë të mesit. Pritini në kubikë të vegjël ose në feta të holla, vendosini në tenxhere me ujë dhe ziejini në zjarr mesatar për rreth 20 minuta, derisa të fillojnë të zbuten, por jo shumë. Kur ftonjtë të jenë zbutur shtoni sheqerin, karafilat, kanellën, lëngun e limonit dhe përziejini me kujdes. Lërini të ziejnë në zjarr të ulët për rreth 1 orë deri 1 orë e 15 minuta. Herë pas here largoni shkumën sipër dhe përziejeni lehtë. Në fund fikni zjarrin, mbulojeni tenxheren me kapak dhe lëreni reçelin të pushojë deri të nesërmen. Të nesërmen, vendoseni përsëri në zjarr të ulët për 15–20 minuta që reçeli të marrë një ngjyrë më të kuqërremtë dhe të bukur.
Komente












