Përbërësit:
- 1 kg karrota
- 1 kg sheqer
- 1 limon (lëngu dhe lëkura e grirë)
- 1 shkop kanelle ose pluhur kanelle
- 300-400 ml ujë
Përbërësit:
Qërojmë karrotat dhe i grijmë në rende të hollë ose i presim në rrathë të vegjël. I vendosim në një tenxhere me ujë të vluar dhe i ziejmë derisa të zbuten (rreth 10-15 minuta). Më pas i kullojmë dhe ndërkohë përgatisim shurupin. Në një tenxhere tjetër, shtojmë sheqerin dhe ujin dhe e lëmë në zjarr mesatar derisa të formohet një shurup i trashë. Shtojmë karrotat në tenxheren me shurup duke i përzier mirë dhe vazhdojmë gatimin në zjarr të ulët për 30-40 minuta, duke e përzier herë pas here. Në fund rregullojmë aromat, shtojmë lëngun dhe lëkurën e limonit, si dhe shkopin e kanellës. E lëmë reçelin të ziejë derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar. Pasi të jetë gati e heqim reçelin nga zjarri dhe e lëmë të ftohet pak. E vendosim në kavanoza të sterilizuara duke i mbyllur fort.