Reçel me kumbulla

Përbërësit:

  • 1 kg e 200 g kumbulla të pastruara nga farat
  • 400 g sheqer
  • 1/2 limon lëngu
  • Gjethe barbarozë

Përgatitja:

Pastrojmë kumbullat nga farat edhe i presim në copa të vogla, shtojmë sheqerin edhe i lëmë derisa të lëngëzohen. I vendosim të ziejnë në temperaturë mesatare derisa të zbuten, shtojmë lëngun e limonit dhe gjethet e barbarozës. E vendosim të nxehtë në kavanoza sterile, i mbyllim kapakun edhe i kthejmë përmbys derisa të ftohen plotësisht.