Përbërësit
Lëkurat e 6–8 limonëve
500 gr sheqer
500 ml ujë
Lëngu i 1 limoni
1 shkop kanelle
1 vanilje (opsionale)
Përgatitja
Qëroni limonët dhe hiqni pjesën e bardhë sa më shumë që të mundeni. Prisni lëkurat në shirita të hollë. Ziejini në ujë për 10 minuta, kullojini dhe përsëriteni procesin edhe 2 herë, kjo u heq hidhësinë.
Në një tenxhere ziejeni sheqerin me ujin derisa të formohet një shurup i lehtë.
Shtoni lëkurat e limonit dhe ziejini në zjarr të ulët 35–45 minuta. Në fund shtoni lëngun e limonit dhe nëse dëshironi, kanellën ose vaniljen. Kur shurupi të trashet dhe lëkurat të bëhen të tejdukshme reçeli është gati. Hidheni të nxehtë në kavanoza të sterilizuara dhe mbyllini menjëherë.
Këshillë: Për aromë më të pasur mund të shtoni disa gjethe menteje gjatë zierjes dhe t'i hiqni para se ta vendosni në kavanoz.
Komente










