Reciprociteti me Serbinë, Kosova ndalon hyrjen e automjeteve me targa serbe! Kurti: Nuk duam destabilizim! Vuçiç paralajmëron masa ekonomike dhe politike! SHBA-BE: Të ulen tensionet në veri

KOSOVË- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian iu bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ndërmarrin masa për t’i ulur tensionet në veri të Kosovës, pasi kjo e fundit nisi të zbatojë masa reciprociteti tek makinat me targa serbe.  

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës ka theksuar se një masë e tillë nuk synon destabilizimin ose të provokojë, por ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij duke thënë se 15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht do të duhej të mbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat, përveç atyre RKS.

“Veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zaptimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë qëllim t’i cenojnë lëvizjen qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji. Pres nga të gjithë qytetarët që sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia me ndihmën e BE-së” , tha Kurti.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ku paralajmëroi se do të marrë masa ndëshkuese për Kosovën, si ekonomike ashtu edhe politike. Vuçiç e konsideroi këtë ditë si më të vështirën për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovës, teksa ditën e nesërme në orën 10:00 ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

"Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, si ekonomike ashtu edhe politike, sepse kjo nuk do të ishte mirë për të gjithë rajonin, veçanërisht për marrëdhëniet tona me Prishtinën”, tha Vuçiç.

Pas marrjes së vendimit në pikën kufitare të Jarinjës janë krijuar radhë të gjata pasi pala serbe ka bllokuar për disa orë qarkullimin, ndërkohë që për të shmangur incidente në akset kryesore që të çojnë në Jarinjë dhe në pikën doganore janë vendosur forca të shumta policore dhe të KFOR-it. Masa e njëjtë ka nisur të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare, por atje nuk janë raportuar incidente.

Vendosja e reciprocitetit me Serbinë, për target ka bërë që ditën e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të martën në orën 10 të mëngjesit.

Në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, të gjitha automjetet me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, të cilat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove, të vlefshme për 60 dite.

Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Këtë vit, Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar se do të hiqen nga qarkullimi të gjitha targat KS dhe veturat e Republikës së Kosovës do të bartin vetëm targat RKS.

Përmbajtja e dokumentit të nënshkruar nga Sveçla:

Është e detyrueshme pajisja me targa të përkohshme për të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Territorin e Republikës së Kosovës. Pajisja me targa të përkohshme bëhet në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Republikës së Kosovës.

Është e detyrueshme për shoferët e mjeteve që targat e përkohshme t’i vendosin në vende të dukshme, para dhe mbrapa mjetit.

Vlefshmëria e targave të përkohshme është 60 ditë.

Taksa për targat e përkohshme nga pika 1 e këtij vendimi është 5 euro.

Palët do të pajisen me vërtetim si zëvendësim i certifikatës së regjistrimit të automjetit.

Obligohet Agjencia e Regjistrimit Civil dhe Policia e Kosovës për zbatimin e këtij vendimi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
Kosova ndaloi hyrjen e automjeteve me targa serbe, Osmani thirrje BE-së: Ushtroni presion ndaj Serbisë që të ndalojë provokimet

Presdientja Vjosa Osmani ka reguar pas vendimit të fundit që ka marrë Kosova për të mos lejuar futjen e automjeteve me targa serbe. Në nëj shkrim të botuar në rrjetet sociale, Osmani shkuruan se Kosova zbatoi marrëveshjen e nënshkruar nga të dyja palët në Bruksel, prandaj nuk ka pse të shihet si një vendim i njëanshëm.

Presidentja i bën thirrje BE-së që të ushtrojë presin Serbisë që të ndalojë provokimet ndaj Kosovës dhe mos ta përdorë këtë situatë për qëllime politike.

“Kosova sot ka zbatuar në plotëni marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel, të cilat Serbia i ka injoruar dhe po vazhdon të mos i zbatojë. Reciprociteti në çështjen e targave, për të cilën kanë nënshkruar të dyja palët në Bruksel, nuk mund të shihet si veprim tensionues e i njëanshëm, por veprim drejt zbatimit të marrëveshjeve të cilën do të duhej ta kërkonte edhe vet BE-ja. Serbia është ajo që ka vepruar në mënyrë të njëanshme nga viti 2016 e në shkelje të marrëveshjeve të Brukselit, e jo Kosova.

Prandaj, strukturat ilegale serbe, të financuara e që marrin urdhra nga shteti i Serbisë, po ndërmarrin veprime jo vetëm në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit, por edhe që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe stabilitetin e rajonit. Për më tepër, Serbia, sipas logjikës së pandryshuar të së kaluarës, po i shfrytëzon edhe institucionet shtetërore serbe për ta kërcënuar vendin tonë.

Asnjë lloj kërcënimi nga Serbia nuk e ndalon vendosmërinë tonë për të jetësuar zbatimin e ligjit, në përputhje me obligimet tona ndërkombëtare, për të mirën e të gjithë qytetarëve të Republikës, pa dallim etnie.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve është ndërmarrë si rezultat i përfundimit të marrëveshjeve të vitit 2011 dhe 2016 për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes dy shteteve. Rrjedhimisht, vendimi siguron trajtim të barabartë dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Vendimi është pranuar dhe po zbatohet me përpikëri në të gjitha pikat kufitare, me përjashtim të dy pikave në veri, në të cilat serbët lokalë po keqpërdoren nga Qeveria serbe dhe strukturat ilegale atje.

Prandaj, ftoj Bashkimin Evropian që të ushtrojë presion mbi qeverinë e Serbisë që të ndalojë menjëherë provokimet ndaj Kosovës dhe keqpërdorimin për qëllime politike të qytetarëve serbë të Kosovës. Politika destabilizuese e Serbisë në Kosovë dhe në rajon dhe qëllimet e tyre hegjemoniste për të ashtuquajturën ‘botë serbe’ janë rikthim në logjikën e tyre të viteve ’90, e cila ka sjellë shumë viktima në rajonin tonë”, shkruan Osmani.

Ora 19:57
Debati për targat, Vuçiç: Të rinjve serbë në Kosovë iu është drejtuar snajperi, një nga ditët më të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë që e kanë ditur që mbrëmjen e djeshme që Prishtina po planifikonte lëvizje të forcave të saj policore. Vuçiç ka thënë se shtëpive të të rinjve serbë iu janë vendosur snajper.

“Sot është një nga ditët më të vështira për njerëzit tanë në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dramatizim, por situata është vërtet serioze dhe e vështirë. Dua t’ju informoj se ne e dinim mbrëmë se Prishtina po planifikonte lëvizje të forcave të saj në Kosovën veriore. Ata kaluan në Kosovën veriore rreth orës gjashtë të mëngjesit të sotëm, dhe kjo është hera e gjashtë që hyjnë atje. Snajper janë vendosur në disa vende. Snajperistët kanë mbuluar shtëpitë e të rinjve serbë të cilët mund të kundërshtojnë veprimet e tyre të paligjshme”, tha Vuçiç.

Ora 19:46
Reciprociteti për targat me Serbinë, Vuçiç paralajmëron masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës

Pas vendimit që mori Kosova për të mos lejuar automjetet me targa serbe në vend, presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Vuçiç e ka cilësuar si një ndër ditët më të vështira të qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, ndërsa ka bërë me dije se ditën e nesërme ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Sigurisë.

Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar se mund të marrin dhe masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës, ndërsa a iu ka bërë thirrje qytetarëve serb që të mos bien pre e provokimeve, por të protestojnë në mënyrë paqësore.

"Shpresoj se nuk do të na duhet të marrim masat tona, si ekonomike ashtu edhe politike, sepse kjo nuk do të ishte mirë për të gjithë rajonin, veçanërisht për marrëdhëniet tona me Prishtinën”, tha Vuçiç.

Ora 18:02
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i bashkohet thirrjes së BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet menjëherë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet menjëherë. Në një reagim në Twitter, Ambasada amerikane shkruan se i bashkohet thirrjes së Bashkimi Evropian pas situatës së tensionuar në pikat kufitare si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e automjeteve me targa serbe.

“Ne i bashkohemi thirrjes së Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe t’i ulin tensionet –menjëherë, pa vonesë”, shkruan ambasada amerikane në Kosovë.

Ora 17:45
Kosova ndaloi hyrjen e automjeteve me targa serbe, Vuçiç pas takimit me Lajçak: Do informoj qytetarët për gjithçka që po ndodh

Ka përfunduar takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe të dërguarit të Bashkimit Europian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Vuçiç, pas takimit, ka bërë me dije se është diskutuar mbi zhvillimet e fundit në kufirin e Kosovë-Sebi, pas vendimit që u mor ditën e sotme për moslejimin e targave serbe në Kosovë. Presidenti është shprehur se do të mbaj të informuar qytetarët e vendit të tij mbi zhvillimet që po ndodhin.

“Kam biseduar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, shkruan Vuçiç.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak po zhvillon një vizitë dy-ditore në Serbi. Kjo vizitë, ashtu si vizita e javës së kaluar në Kosovë, po bëhet në kuadër të një tjetër përpjekjeje të BE-së për t’i mbajtur palët në dialog.

Ora 12:51
Bashkimi Evropian: Kosova dhe Serbia të ndalin tensionet! Dialogu të shërbejë si platformë për zgjidhjen e konflikteve

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka folur për pas vendosjes të reciprocitetit për targat të veturave që vijnë nga Serbia që mori Kosova sot. Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjes është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, ka deklaruar Stano.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

 

Ora 12:05
Reciprociteti për targat me Serbinë, Kurti: Nuk duam destabilizim, marrëveshja kishte skaduar

 

15 shtatori i vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht do të duhej të mbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo nga tabelat, përveç atyre RKS, është shprehur kështu kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë seancës së parë parlamentare.  Kryeministri Kurti tha se pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme sot ndërmori veprimet e nevojshme për konfiskimin e të gjitha tabelave ilegale brenda Republikës së Kosovës. Në anën tjetër ai ka theksuar se një masë e tillë nuk synon destabilizimin ose të provokojë.

“Veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zaptimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë qëllim t’i cenojnë lëvizjen qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji. Pres nga të gjithë qytetarët që sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshme, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia me ndihmën e BE-së. Liria e lëvizjes është e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë Evropiane. Lutem që qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin pa shqetësime dhe brenga…Barazia për neve është vlerë që e zbatojmë në praktikë”, tha Kurti.

Mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011 ishte arritur një marrëveshje teknike që u finalizua në Bruksel më 2016.

Ora 11:15
Ç'është reciprociteti për targat e Serbisë që e vendosi Kosova sot dhe si dëmtohet tregtia

Targat provizore

Duke filluar nga sot Policia e Kosovës ka filluar të heqë targat e veturave që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti ashtu siç deri sot kanë autoritetet serbe me veturat e regjistruara në Kosovë.

Kosova kishte paralajmëruar e vendosjen e masës së reciprocitetit për targat, gjatë raundit të fundit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Por çfarë do të thotë një vendim i tillë?

Deri më tani, veturat e Kosovës që kanë kaluar nëpër Serbi, është dashur t’i heqin targat e tyre ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe të vendosin targa të përkohshme prej letre. Çështja e targave ishte e rregulluar Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, të arritur në korrik të vitit 2011, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Por ky vendim duhet thënë që më së shumti dëmton tregtinë në Kosovë pasi shumica e mallrave në vend vijnë nga Serbia.

Ora 11:13
Reciprociteti i targave, dhjetëra qytetarë serb bllokojnë kalimin në Jarinje me kamionë

 

Forca të shumat të policisë së Kosovë dhe KFOR-it janë vendosur në disa akse rrugore që të çojnë në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë.

Përforcimet në terren erdhën pas vendimit që mori sot qeveria e Kosovës, për të zbatuar reciprocitetin për targat për të gjitha makinat që hyjnë nga Serbia. Kundër kësaj nisme disa qytetarë të Serbisë, kanë bllokuar rrugën me kamionë.

Masa e njëjtë pritet të zbatohet edhe në pikat e tjera kufitare..

Ministri i MPB-së Xhelal Svecla përmes një postimi ka njoftuar sot se nga 15 shtatori s’ka në qarkullim asnjë veturë me targat “KS”, duke thënë se targat e vetme ligjore janë ato me mbishkrimin “RKS”
 

Ora 10:31
Reciprociteti i targave, Aleksandër Vuçiç thërret mbledhje urgjente të Këshillit të sigurisë

Vendosja e reciprocitetit me Serbinë, për target ka bërë që ditën e sotme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të martën në orën 10 të mëngjesit, raporton “Novostit”.

Sipas medias serbe, temë kryesore e mbledhjes do të jenë ngjarjet në Kosovë, theksuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje.

Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës. Asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës. Në pikën kufitare në Jarinje, disa serbë kanë bllokuar rrugën dhe po protestojnë dhe i pranishëm në zonë ndodhet edhe Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç.

 

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali baba me 40 hajdutet: 21/09/2021 07:39

    Arber,ate komentin tend nuk e kuptova kujt ja drejtoje?

    Përgjigju
  • Baso: 20/09/2021 22:59

    Shume gabim shoku Kurti. Dhe kur, tani qe mbretin e kemi ne Jamerike. Kishe pritur a drezi te kthehej...

    Përgjigju
  • Arbër: 20/09/2021 18:18

    Fëmijët tonë janë prerë në fyt nga ti o fashist

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja