Reciprociteti/Hyjnë në fuqi tarifat e reja kanadeze për mallrat amerikane
Pas tarifave shtrënguese të vendosur nga Donald Trump, Kanadaja i është përgjigjur me të njëjtën monedhë. Nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi tarifat e reja kanadeze për mallrat e importuara nga SHBA.
Donald Trump dhe Justin Trudeau
Sot, (të dielën) hyjnë të fuqi tarifat e Kanadasë ndaj mallrave amerikane, si reagim ndaj tarifave të reja të administratës së Presidentit Trump për importet kanadeze të çelikut dhe aluminit.
Zyra e Kryeministrit Trudeau tha përmes një deklarate se udhëheqësi kanadez, “nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç shpalljes së masave reciproke, si reagim ndaj tarifave që Shtetet e Bashkuara vunë me 1 qershor për çelikun dhe aluminin kanadez”.
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dhe Presidenti Donald Trump biseduan mbrëmjen e së premtes mbi tregtinë dhe çështje të tjera ekonomike, njoftoi Shtëpia e Bardhë të shtunën. “Dy udhëheqësit u pajtuan që të mbajnë kontakt të ngushtë në vazhdim”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit kanadez.
Biseda telefonike mes dy udhëheqësve ishte e para që nga takimi i G-7 në Kebek muajin e kaluar. Pas atij takimi, Presidenti Trump postoi në rrjetin Twitter se zoti Trudeau ishte “i dobët” dhe “pandershëm”. Kryeministri kanadez po të premten foli me Presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieta, për ta informuar lidhur me reagimin e Kanadasë ndaj tarifave amerikane.
Mes mallrave amerikane që Kanadaja ka vënë tarifa janë edhe keçapi, makinat që presin barin dhe barkat me motor. Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, tha se është për të ardhur keq për situatan me tarifat. Megjithatë, tha ajo, “Kanadaja nuk do ta përshkallëzojë situatën dhe as do të tërhiqet”.
Disa prej tarifave kanadeze ndaj mallrave amerikane kanë karakter politik. Për shembull, Kanadaja importon 3 milionë dollarë produkte kosi që kryesisht vjen nga shteti Uiskonsin, prej nga është edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan.
Ndaj kosit amerikan tani do të vihet një taksë prej 10 përqind. Pija alkoolike uiski, që prodhohet në shtetet amerikane Tenesi dhe Kentaki, po ashtu është në listën kanadeze të tarifave të reja. Kentaki është shteti që përfaqëson udhëheqësi republikan në Senat Mitch McConnell. (VOA)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.6%
-
Mirëqënia
21.6%
Vota total: 2287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush është Pam Bondi, e emëruara e Trump për postin e prokurores së përgjithshme?
2 Janar, 20:04
-
Presidenti Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë, mes tyre ata që hetuan Trump për sulmin ndaj Kapitolit
2 Janar, 15:36
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Donald Trump paralajmëron dëbime masive nga SHBA, por ky plan rrezikon t'i kthehet në bomerang
2 Janar, 12:11
-
Hetuesit dyshojnë se sulmi terrorist në New Orleans është i lidhur me shpërthimin e ‘Tesla’-s para hotelit të Trump! Ja detajet e zbuluara
2 Janar, 11:12
-
Shpërthimi i Tesla-s me një të vdekur te hoteli i Trump, reagon Elon Musk
2 Janar, 09:01
-
SHBA/ Shpërthen Tesla jashtë hotelit të Trump në Las Vegas, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur (VIDEO)
1 Janar, 22:50
-
Festa e Trump në Mar a Lago për vitin e ri! Presidenti i SHBA krah bashkëshortes, merr pjesë dhe Elon Musk! Donald Jr. poston pamje në rrjete (FOTO)
1 Janar, 19:49
-
Ironia e Kadillit me PD-në: Xhingije që dredhin belin për Berishën që të bëhen deputetë! Qesharake ideja e heqjes së ‘non gratës’ apo se 'e kanë mirë me amerikanët'
31 Dhjetor 2024, 18:31
-
Gjykata e Apelit në SHBA hedh poshtë ankesën e Trump: Do t’i paguajë 5 milionë dollarë shkrimtares Carroll
30 Dhjetor 2024, 20:23
-
Presidenti i zgjedhur Trump shpreh 'mbështetjen e plotë' për Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson
30 Dhjetor 2024, 19:46
-
Rama në konferencë, Berisha e ndjek live në Facebook: Rama gënjen pensionistët! Trump në Samitin e NATO-s e pres unë
30 Dhjetor 2024, 17:01