Miliarderi 45-vjeçar Roman Abramovich do të mirëpresë vitin e ri me miqtë në jahtin e tij në ishullin Karaibe, në Shën Bart nën tingujt e muzikës së Si çdo vit deri më tani, miliarderi 45-vjeçar Roman Abramovich do të mirëpresë vitin e ri me një ndejë së bashku me miqtë në jahtin e tij në ishullin Karaibe. Sipas burimeve të besueshme, argëtimi në “Eclipse” do të jetë i hatashëm si çdo vit tjetër nga fakti se aty do të performoj rok grupi “Red Hot Chili Peppers. “Shkojmë në Shën Bart për pushime. I falënderojmë të gjithë fansat që ishin në koncertet tona gjatë këtij viti. Ishte një nder dhe një kënaqësi e vërtetë”, shkruante këngëtari Caz Smith në Twitter. Vitin e kaluar, në festën e organizuar nga Abramovich ka performuar “Black Eyed Peas”, ndërsa para dy vite ishin këngëtari, Prince dhe Beyonce"-shkruan “Daily Mail”. Sivjet ftesën e kanë marrë Red Hot Chili Peppers që do të këndojnë para 300 njerëzve. Jahti gjashtë katësh do të presë miqtë e rusit të pasur, dhe të dashurën e tij, 30 vjeçaren Das Zhukov.
/Shqiptarja.com











