WASHINGTON - Presidenti Barack Obama do të sugjerojë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të ndërpresin mbushjet bërthamore strategjike me një të tretën dhe të reduktojnë arsenalet bërthamore taktike në Evropë, tha një zyrtar i administratës amerikane.
Obama, i cili do të bëjë propozimet në një fjalim të madh në Berlin, gjithashtu do të angazhohet për të marrë pjesë në një samit të sigurisë bërthamore në Hagë vitin e ardhshëm si dhe do të zhvillojë një tjetër të ngjashëm në fund të mandatit të tij presidencial 2016.
"Ne do të kërkojmë që të negociojmë këto reduktime me Rusinë për të vazhduar akoma më tej në përmirësimin e negociatave nukleare me Moskën pas Luftës së Ftohtë”,-tha zyrtari amerikan. Sipas Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike të ri të negociuar me Moskën gjatë mandatit të parë të Obamës në 2010 në Pragë, dy ish armiqtë e Luftës së Ftohtë ulën rezervat e armëve strategjike bërthamore në nivelin e 1.550.
Rusia ka rezistuar edhe më parë për reduktimin e armëve taktike bërthamore të vendosura në Evropë, dhe është e paqartë nëse Kremlini do të bjerë dakord për të tjera reduktime. Obama është zotuar për ndaljen e zgjerimit të armatimit bërthamor dhe gjithmonë ka thënë se ky është një synim afatgjatë.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com