TIRANË - Pasi ka shprehur mbështetjen e qeverisë amerikane për Shqipërinë, asistent zëvendëssekretari i Shtetit, Philip Reeker ka deklaruar se, opozita e re do të jetë konstruktive dhe e fortë. Deklarata e Riker, është bërë gjatë një takimi që zv/ministria e jashtme e Shqipërisë Edith Harxhi zhvilloi me të në Slloveni.
 
Reeker i shprehu zonjës Harxhi opinionin e tij dhe të Departamentit të Shtetit në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, duke thënë se ato ishin një sukses për Shqipërinë që nga ana e organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve më të mira.
 
Zv/ministrja Harxhi nga ana e saj shprehu mendimin se opozita e re në Shqipëri do të jetë një forcë solide dhe konstruktive në të mirë të integrimit të vendit. Palët diskutuan në lidhje me situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, parlamentin e ri dhe përbërjen e tij.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)