Zgjidhja e emrit dhe intensifikimi i dialogut politik në Maqedoni janë dy çështjet kyçe të axhendës së vizitës së Philip Reeker në Shkup.
Zëvendës- ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Azi sot këto çështje i ka shtruar në takimet me presidentin e vendit Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin, Nikolla Gruevski, por edhe me kryetarin e ri të LSDM, Zoran Zaev, nënkryetaren e BDI dhe kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërsa në axhendë janë paraparë edhe takime të tjera.
Reeker po qëndron në Shkup për të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të Kartës së Adriatikut, që do të nisë nesër. Reeker në takimet me krerët e lartë shtetërorë ka vënë në fokus zgjidhjen e kontestit të emrit, sipas modelit të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Është koncepti i njëjtë si mes Kosovës dhe Serbisë, për shembull. Ata pranuan një drejtim përpara dhe e shfrytëzuan atë duke u angazhuar në negociatat e ndërmjetësuara nga BE dhe arritën marrëveshjen e 19 prillit dhe tani po punojnë në implementimin e saj. Jemi të kënaqur, që ambasadori Nimic ka shtruar një propozim dhe shpresojmë, se do të jetë moment për të punuar në këtë çështje”, theksoi Reeker. Sipas tij, SHBA mbështesin fuqimisht këtë proces.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com