SLLOVENI- Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker, është ndalur sërisht tek procesi i zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit të mbajtura në Shqipëri, duke i cilësuar ato “një test i kaluar me sukses”. Kështu i është shprehur Reeker, kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë një takimi në Slloveni, ku po zhvillohet Forumi Strategjik.
 
Me tej, Reeker garantoi mbështetjen ndaj qeverisë shqiptare për reformat institucionale dhe ekonomike.
 
Ndërkaq, sipas kreut të LSI, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i vendit do të jetë në fokus të qeverisë së re të zgjedhur nga zgjedhjet e 23 qershorit.
 
Meta në fjalën e tij tha se “Shqipëria luan një rol kyç në stabilitetin e rajonit”. Ndërsa thekson se “zgjedhjet e 23 qershorit sollën ndryshimin e pritur nga qytetarët. Qeveria e re do t’i japë impuls të ri integrimit europian. Po kështu, i japim prioritet bashkëpunimit rajonal”.
 
Duke u ndalur tek raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i Lsi theksoi se “SHBA janë partneri ynë strategjik më i rëndësishëm. Roli i SHBA ka qenë jetik për transparencën e zgjedhjeve të 23 qershorit. Shprehim mirënjohje për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po kështu mbështesim vendimet e SHBA për Sirinë”.

Redaksia Online
(Elberta Spaho/Shqiptarja.com)