TIRANE- Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker deklaron se Shqipëria duhet të ecë përpara në integrimin europian, ndërsa vlerëson se zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhjet më të mira që pas fundit të komunizmit.
Deklarata është bërë dje gjatë një takimi që zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit me gjatë një takimi me gazetarët në Bruksel
Reeker vlerësoi se procesi zgjedhor ishte shumë i mirë, kishte një pjesëmarrje të madhe të votuesve dhe një vendim shumë të qartë.
“Mund të them që është procesi më i mirë zgjedhor që prej fundit të epokës së komunizmit" nënvizoi diplomati amerikan duke vlerësuar fjalimin pozitiv të kryeministrit Sali Berisha, apo edhe atë të kryeministrit të ardhshëm Edi Ramës.
Më tej ai bën thirrje për tranzicion të butë duke shtuar se qeveria e re duhet të jetë e përkushtuar për të bërë vendin pjesë të familjes europiane.
Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com