Pas trazirave në Katalonjë,Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, ka fajësuar drejtpërdrejt qeverinë rajonale për  veprimet e dhunshme.
 
Ndërsa komentoi situatën në Katalonjë, kryeministri spanjoll  i ka quajtur të suksesshme veprimet e dhunshme të policisë  kundër referendumit për pavarësi nga autoritetet e Katalonjës.
 
"Sot nuk ka pasur referendum për vetëvendosje në Katalonjë", tha në një fjalim e tij pas përfundimit të votimit në Katalonjë.
 
Ndërsa komentonte situatën  e krijuar Rajoy, u ka bërë thirrje autoriteteve të mos ndjekin një rrugë që nuk të çon askund.

Me urdhër të qeverisë qendrore spanjolle, policë të armatosur rrethuan në Katalonjë qendrat e votimit dhe u përpoqën pjesërisht me dhunë që t'i ndalonin votuesit që të votonin në referendumin e pavarësisë.
Para një qendre votimi në Barcelonë, policët përdorën madje shkopinj gome kundër demonstruesve.

Redaksia online
N.M/Shqiptarja.com