Referendumet në Ukrainë,
Van Rompuy: Janë të paligjshëm

Referendumet në Ukrainë,<br />Van Rompuy: Janë të paligjshëm
Presidenti i Këshillit Evropian, Van Rompuy ka vizituar Ukrainën një ditë pas referendumeve për vetëqeverisje që u zhvilluan në rajonet lindore të vendit. Në një konferencë për shtyp me kryeministrin ukrainas Arseniy Yatsenyuk ai u shpreh se referendumet ishin të paligjshëm dhe janë një mënyrë për të nxitur ndarjen mes komuniteteve ukrainase.

“Ne nuk do ta njohim aneksimin e Krimesë dhe të Sevastopolit, ashtu siç nuk do të njohim të ashtuquajturat referendume të ditës së diel, sepse janë ilegjitimë dhe jo të besueshëm”, deklaroi Van Rompuy.

Nga ana e tij kryeministri Yatsenyuk u shpreh se qeveria ukrainase është e aftë të zbatojë ndryshimet kushtetuese të cilat do t’i mundësojnë çdo ukrainasi ta shohë komunitetin e tij në një Ukrainë të bashkuar. Deklaratat e tyre u bënë ndërkohë që separatistët shpallnin fitoren e thellë në favor të vetëqeverisjes të referendumeve në rajonet e Donetskut dhe Luhanskit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE