Referendumi,4 dhjetori test për
Italinë dhe të gjithë Europën

Referendumi,4 dhjetori test për<br />Italinë dhe të gjithë Europën
Në kohën kur Europa ende po përballet me rezultatet e Brexit dhe zgjedhjen e Trump president, Italia është shnddrruar në një tjetër pasiguri për kontinentin.

Këtë të dielë shtetasit Italian do të votojnë në referendum për reformën e ndryshimeve kushtetuese të iniciuar nga kryeministri Renzi.

Kjo reformë synon të reduktojë fuqinë e senatit, duke i siguruar më shumë autoritet dhomës së deputetëve.
 
Vetë Renzi ka dalë garant për këtë reformë dhe është shprehur se nëse humbet në 4 dhjetor atëherë do të largohet nga posti i tij.

Ndonëse shumë media ndërkombëtare si ''Financial Times'' shkruajnë se Renzi nuk duhet të tërhiqet. Por shumë prej sondazheve flasin se kreu i qeverisë do të humbasë.

Ndërsa në krahun tjetër qëndron Lëvizja 5 yjet e komedianit Beppe Grillo të cilët nuk i pranojnë ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë shumë analistë shkruajnë se rënia e qeverisë do të ketë ndikim në ekonominë italiane dhe jo vetëm. 

Pasiguria në sistemin bankar në vendin fqinj do të ndikojë në vlerën e euros e të shkaktojë inflacion.

Për më tepër humbja e Renzit do të shkaktojë zgjedhje të përkohshme cka do të ndikojë në eurozone.

Lëvizja 5 yjet dhe Liga Veriore kanë premtuar se do të mbajnë referendum lidhur me BE dhe Italinë si anëtare e unionit. 

Madje shumë sondazhe kanë treguar se mbështetja  për euron në Itali është një nga më të ultat cka do të thotë se në të ardhmen  pjesëmarrja e Italisë në eurozonë nuk është e garantuar.

Por qeveria italiane mund ta fitojë referendumin e nëse jo është ajo që do të marrë vendimin. 

Por duke përfshirë edhe referendumin e 4 dhjetorit pritet të shohim edhe rezultatet e zgjedhjeve në Francë dhe Gjermani  ku ka një rritje të forcave populiste, që janë kundra emigracionit.

Ky rrezik së bashku me Brexit dhe zhvillimet më të fundit në SHBA do vijojnë të kërcënojnë Unionin Europian.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës