KOSOVË - Votimet e referendumit dy ditor në katër komuna me popullsi dominuese serbe në veriun e Kosovës kanë dhënë rezultatet e para. B92 raporton se pjesëmarrja ka qenë në masën 75.28% ndërsa të dhënat e para thonë se 99.74% të atyre që pranuan të votojnë janë shprehur për kundërshtimin e institucioneve të Kosovës. Në dy ditët e votimit raportohet se 69 persona ose vetëm 0,26% janë shprehur me “po” pyetjes nëse i pranojnë institucionet e Kosovës.

(aq/shqiptarja.com)