Referendumi, Erdogan kërcënon
BE: Fund akordit për emigrantët

Referendumi, Erdogan kërcënon<br />BE: Fund akordit për emigrantët
Raportet mes Evropës dhe Turqisë vijon të jenë të tensionuara ndërsa turqit në 16 prill do të votojnë në referendumin që synon ta shndërrojë vendin në republikë presidenciale.
 
Një çështje e cila ka përshkallëzuar raportet me shtetet evropiane sipas të cilave vendi po shkon drejt autoritarizmit. Ndërkohë presidenti Erdogan është edhe më i ashpër në retorikën e tij duke kërcënuar se pas referendumit do rë rishohë të gjitha lidhjet politike dhe administrative me BE.
 
Gjatë një interviste për CNN turk kreu i shtetit paralajmëroi se marrëveshja mes Ankarasë dhe Evropës sa i përket emigramntëve ilegalë mund të jetë drejt fundit. Sipas marrëveshjes të nënshkruar në mars të gjithë emigrantët ilegale që hyjnë në Greqi do të kthehen pas në Turqi nëse ata nuk aplikojnë për azil apo nëse kërkesa e tyre refuzohet.
 
“Ne mund të vijojmë raportet ekonomike me unionin, por do të rishohim të gjitha lidhjet politike dhe administrative. Ne do të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha cështjet nga A te Zh”, u shpreh Erdogan. 
 
Prej kohësh presidenti është i ashpër me retorikën e tij duke sulmuar Evropën e duke e cilësuar atë si fashiste. Ai është shprehur se nëse europianët vijojnë të kenë të njëjat qëndrime ndaj Turqisë atëherë ata nuk do të jenë të qetë ndërsa lëvizin në rrugë.
 
Në deklaratë e tillë shkaktoi reagime në ashpra në Bruksel i cili thirri për sqarime ambasadorin turk. Marrëdheniet mes Ankarasë dhe shteteve evropiane si Gjermanisë dhe Holandës janë të tensionuar pasi këto shtet nuk lejuan që politikanët turq në kuadër të referendumit të zhvillonin tubime me komunitetin turk.
 
Pas këtyre episodeve Erdogan ka bërë deklarata shqetësuese duke akuzuar këto vende për praktika naziste.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh