Referendumi, Financial Times : 4
skenarët që do të ndryshojnë Italinë

Referendumi, Financial Times : 4<br />skenarët që do të ndryshojnë Italinë
Prestigjiozja britanike “Financial Times” ka analizuar 4 skenarët të cilët mund të ndodhin në Itali pas mbajtjes së referendumit  kushtetues, rezultatet e të cilit mund të ndryshojnë shtetin fqinj . 

Sipas analizës së prestigjozes duke u bazuar edhe te sondazhet ku flitet për një fitore të  opsionit jo pra  që asgjë të mos ndryshojë atëherë  pasojat mund të jenë të thella, duke patur parasysh që Italia është ekonomia e tretë e zonës euro dhe mund të përshpejtojë drejt një pasigurie politike.

Skenari i parë

Nëse në referendum fiton JO atëherë kryeministri Renzi duhet të mbajë premtimin dhe të japë dorëheqjen pasi ishte ai që kërkoi ndryshimin kushtetues, Në këtë pikë presidenti Sergio Mattarella do të tentojë të hyjë në bisedime me partitë politike dhe do të zgjidhte një tjetër kryeministër në krye të një qeverie teknike. 

Detyra e saj do të ishte të limitonte pasojat ekonomike që do të sillte vota e referendumit që do të godiste bankat e vendit .Kjo qeveri teknike do të duhej të ndryshonte edhe ligjin elektoral të vendit  ndërsa vedni shkon në zgjedhje në fillim të 2018.

Në rast të kundërt lëvizja populiste e 5 Yjeve do të fitonte shumë  nëse kryeson në zgjedhjet e përgjithshme. Emrat të cilët qarkullojnë për një qeveri teknike janë të gjithë anëtarë të partisë demokratike si Pier Carlo Padoan ministër aktual i ekonomisë dhe Dario Franceschini ministër i kulturës si dhe presidenti i Senatit Pier Grasso.
 
 
Skenari i dytë


Sipas Financial Times nëse Renzi pëson humbje,vendi do të duhet të përshpejtojë zgjedhjet  që mund të zhvillohen në fillim të vitit tjetër. 

Kthimi në votime ishte dhe beteja e partisë populiste e cila është kundra ndryshimeve kushtetuese të cilat Renzi synon.  Por kjo do të thotë edhe fuqizim të partive antieuropiane dhe  të anti – emigrantëve. 

E nëse fitojnë kërkesa të tilla nuk do të mund të [ërjashtohen. Por edhe shumë politikanë nga rradhët e partisë demokratike do të donin zgjedhje të reja sesa të kishin një qeveri të përkohshme aspak popullore.

Skenari i tretë

Renzi shkruan gazeta mund ta mendojë premtimin e tij  ku është shprehur se nëse humbet në referendum do të largohet.  Por opozita do të akuzonte Renzin se injoroi votën e popullit duke e dëmtuar. Dhe mandati i tij do të ishte i ngjashëm me atë të një qeverie teknike. Por a do ta mabjë fjalën Renzi edhe nëse detyra e thërret?

Skenari i katërt

Renzi triumfon. Sondazhet mund të gabojnë dhe Renzi  fiton. Por kjo sipas të përditshmes nuk i jep fund rrisqeve politike.  Objektivi kryesor i  Renzit  do të jetë të përforcojë mazhorancën në zgjedhjet e 2018 duke lënë pas dore reformat ekonomike,  kryeminsitri do të përballet me të gjitha llojet e problemeve në sektorin bankar.

Me shumë mundësi do të kërkonte një marrëveshje për të ndryshuar ligjin elektoral duke kërkuar bashkëpunim me Forza Italia të Silvio Berlusconi me qëllimin për të reduktuar fuqinë e  Lëvizjes 5 Yjet.

Në këtë referendum nuk do të jetë i nevojshëm një quorum, që do të thotë se ligji kushtetues do të hyjë në fuqi  nëse fiton opsioni Po ndryshimit kushtetues  ku duhet të sigurohen 50% të votave, pra do të ketë vlerë edhe nëse numri i italianëve të cilët do të votojnë do të jetë i vogël.


Redakisa Online
(E.M/Shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)