Referendumi,fitorja dhe humbja e
Erdogan,opozita:Manipulime në vota

Referendumi,fitorja dhe humbja e<br />Erdogan,opozita:Manipulime në vota
Presidenti Erdogan triumfon në referendumin kushtetues i cili synon ta shndërrojë vendin të republikë presidenciale duke i dhënë super pushtet kreut të Shtetit.

Në referendumin e së dielës opsioni pro ndryshimeve kushtetuese arriti të marrë 51.34% të votave por  një gjë e tillë tregoi se vendi është i ndarë në dy pjesë. Komisioni i zgjedhjeve i  ha fitoren opsionit pro ndërsa rezultatet përfundimtare priten të publikohen brenda 11-12 ditëve.

Dhe me të vërtetë Erdogan fitoi në pjesën qendrore të vendit, në pjesën më tradicionale por humbi në shumë prej qytetev të mëdha si Ankaraja, Stambolli, Izmir etj. të cilët nuk përkrahën ndryshimet e kërkuara nga presidenti.

Në fakt ishin pikërisht votat e emigrantëve nga Gjermania në Holandë ato që i siguruan fitoren Erdogan, duke siguruar madje 60% të votave.

Ndërsa opozita  pretendon se ka patur manipulime në vota duke kërkuar rinumërim në 37 qendra votimi.Ata shprehen se do të kundërshtojnë superfuqitë e presidentit.

Por pavarisht të gjithave Erdogan i konsideruar sulltani blindon Turqinë me pushtetin e tij deri në vitin 2026. 

Sisetemi i ri presidencial  hyn në fuqi në vitin 2019.Vetëm pak orë pas rezultateve shumë mbështetës të presidentit kanë festuar me fishekzjarre në rrugët e Stambollit dhe jo vetëm.

”Kjo është një faqe e re në historinë e demokracisë sonë, rezultati do të përdoret për të garantuar paqen dhe stabilitetin në Turqi” u shpreh para mbështetësve kryeministri Binali Yildirim. Ndërsa sipas ministrit të jashtëm Cavusoglu tashmë do të jetë një Turqi e re.

Nga ana tjetër kujtojmë se që prej dështimit të grushtit të shtetit të dhënuar në 15 korrik raportet mes Perendimit janë përshkallëzuar pasi BE shprehet se me masat e marra vendi rrezikon të shkojë drejt autoritarizmit ,ndërsa Erdogan gjithnjë e më shumë ashpërson retorikën ndaj Evropës.

Madje gjatë fushatës ai u shpreh se pas referendumit do të rishohë të gjitha raportet me Unionin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje