Referendumi i pavarësisë, Katalunja
paralajmëron grevë të përgjithshme

Referendumi i pavarësisë, Katalunja<br />paralajmëron grevë të përgjithshme
Një grevë e përgjithshme kërcënon të paralizojnë pjesën më të madhe të Katalunjës pas referendumit të pavarësisë të organizuar nga qeverisja lokale.

Thirrja për grevë është bërë nga Bashkimi tregtar Katalanas për shkak të “shkeljes së rëndë të të drejtave dhe lirive”, gjatë ditës së diel, ditë kur u bë edhe votimi për referendumin.

Në referendum morën pjesë më shumë se 2.2 milionë persona, por Madridi zyrtarë e ka cilësuar këtë referendum si të paligjshëm, duke dërguar në rajon qindra forca policie.

Gjatë ditës së diel pati përplasje mes qytetarëve dhe forcave të policisë spanjolle, ku mbetën të plagosur qindra qytetarë dhe të paktën 35 oficerë policie.

Pritet që edhe skuadra e njohur e futbollit, Barcelona, të futet në grevë edhe pse nuk ka ndonjë ndeshje për të luajtur. Gjithashtu edhe universitetet e shumë institucione të tjera do të mbyllin dyert.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit