Referendumi katalan,Presidenti: 
​Pavarësia e rajonit çështje ditësh

Referendumi katalan,Presidenti: <br />​Pavarësia e rajonit çështje ditësh
Katalonja do të deklarojë pavarësinë nga Spanja dhe kjo është çështje ditësh. Kështu deklarojnë liderët e rajonit autonom të cilët janë të bindur se nuk ka më kthim pas. Në intervistën e parë pas referendumit, Presidenti katalanas, Carles Puigdemont tha se qeveria do të veprojë në fund të kësaj jave apo në fillim të javës tjetër. Nga ana tjetër, mbreti i Spanjës Filipi VI, tha se organizatorët e referendumit nuk kanë vepruar ligjërisht. Ai tha se situate në Spanjë është ekstremisht serioze dhe bëri thirrje për unitet.

Monarku e përshkroi situatën të rrezikshme, ndonëse u shpreh i bindur se vendi do ta kapërcejë këtë moment të vështirë e bëri thirrje për unitet. Në Barcelonë, njerëzit e dëgjuan fjalën e tij, por reagimi i tyre ishte njësoj sikur Mbreti të mos kishte folur. Qindra mijëra njerëz nga e gjithë Katalonja kanë protestuar kundër dhunës së policisë spanjollë gjatë ditës së votimit, ku u lënduan rreth 900 persona. Gjatë referendumit gjithashtu u plagosën 33 oficerë policie.

Puigdemont shtoi gjithashtu se nuk është aspak dakord me qëndrimin e BE-së, që tha të hënën se ajo çfarë po ndodh me Katalonjën është çështje e brendshme e Spanjës. Plot 90% e votuesve që morën pjesë në referendumin e së dielës i thanë “po” pavarësisë, megjithatë ekziston mundësia që Madridi t’i heqë Katalonjës autonominë.

Redaksia Online
A.J/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit