Referendumi Katalunas, kriza më
e rëndë pas rënies së murit të Berlinit

Referendumi Katalunas, kriza më<br />e rëndë pas rënies së murit të Berlinit
Ndërsa kriza e referendumit të pavarësisë së Katalonjës thellohet, zyrtarët e BE-së po qëndrojnë gojëmbyllur, edhe pse diplomatët privatisht shprehin shqetësim serioz në një situatë që e konsiderojnë një sfidë ndaj vlerave thelbësore evropiane.

Planet e qeverisë katalanase për të mbajtur një votim më 1 tetor, në kundërshtim me urdhërin e gjykatës që e konsideron atë të paligjshëm, kanë shkaktuar protesta të mëdha në Barcelonë dhe një goditje të fortë nga Madridi. Presidenti katalanas Carles Puigdemont ka dënuar “qëndrimin totalitar dhe jodemokratik të shtetit spanjoll”, pasi policia arrestoi mbi një duzinë zyrtarësh qeveritarë katalanas dhe sekuestroi gati 10 milionë fletë votimi.

Por Komisioni Eropian, krahu ekzekutiv i BE-së, ka refuzuar të komentojë hollësisht, për atë që ai e konsideron një çështje e brendshme të Spanjës. Nga Parisi në Bratislavë, anëtarët e BE përsëritën të njëjtin formulë pasi shtrënguan publikisht renditjen në krah të Madridit, në një qëndrim që ish-presidenti i Parlamentit Europian Josep Borrell tha se ka potencialin të bëhet “kriza më e madhe kushtetuese evropiane, që nga rënia e Murit të Berlinit”.

Ekspertët thonë se ‘në këtë moment kriza është shumë e thellë dhe kjo është shumë e rrezikshme për BE-në që të marrë anët ose të ndërhyjë. ‘’Njohja e Katalonjës do të krijonte një precedent të tmerrshëm për BE-në, të cilin Brukseli do ta kishte shumë vështirë ta menaxhonte dhe çdo lëvizje separatiste do të mundohej ta përdorte në të ardhmen”, tha kreu i Institutit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare i Akademisë Rumune.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë

Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë