Sigurisht që rezultati i referendumit në Itali do të sillte edhe reagime nga shumë udhëheqës të botës të cilët qartazi janë ndarë nga njëra anë partitë populiste dhe nga ana tjetër partitë e përgjegjësve.
Kreu i Eurogrupit Dijsselbloem u shpreh se kriza në Itali nuk do të jetë fillimi i një krize të re në Europë.
Edhe ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier e komentoi votën italiane duke ritheksuar se fitorja e jo nuk është fundi i botës edhe pse është një zhvillim i ri në krizën e përgjithshme të Europës.
Ndërkohë Angela Merkel ishte e para lidere e një qeverie europiane e cila shprehu keqardhjen për dorëheqjen e kryemnistrit Renzi.
Zëdhënësi i saj u shpreh se kancelarja kishte bashkëpunuar shumë mirë me Renzin dhe se Berlini respekton vendimin demokratik të popullit Italian.
Ndërsa entuziast për këtë vendim ishte populisti britanik Nigel Farage ish-lideri i UKIP i cili propagandoi fuqishëm për daljen e Britanisë nga Unioni.
Sipas tij ky referendum përfaqësoi një goditje për euron dhe qëndrimin pro bashkimit europian sipas të cilit ka varfëruar italainët e nga ana tjetër liderja franceze e Frontit Nacional Marie Le Pen u shpreh se italianët mohuan BE dhe Renzin.
Dhe se duhet dëgjuar kjo etje për liri e kombeve. Ajo uroi me një mesazh në Twitter homologët e saj antiemigracion në Itali, Ligën Veriore. “Tashmë është ora për Italexit” kështu e hap faqen e parë britanikja ''Daily Mail'' pas rezultatit të referendumit.
Shumë prej të përditshmeve pretendojnë se pas Brexit, tashmë është koha që Italia të jap dorëheqjen nga Eurozona.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO