Referendumi në Itali, sondazhet:
kryeministri Renzi drejt largimit?

Referendumi në Itali, sondazhet:<br />kryeministri Renzi drejt largimit?
Sondazhet në Itali po parashikojnë se kryeministri Renzi do të humbasë në referendumin i cili pritet të mbahet këtë të dielë lidhur me reformën kushtetuese.

E nëse kjo ndodh atëherë do të jetë ndryshimi i tretë i madh i Preëndimit duke kujtuar daljen e Britanisë nga Unioni dhe zgjedhjen e Trump president.

Kryeministri Renzi ka premtuar se do të largohet nëse  ai humbet në referdnumin e kërkuar nga vetë ai.

Kreu i qeverisë synon që në referendum të votohet pro ndryshimeve kushtetuese të cilat parashikojnë reduktim të pushtetit të senatit dhe forcim të dhomës së deputetëve.

Sipas reformës rajonet do të humbasin disa kompetenca vendimmarrëse për forcimin e pushtetit qendror.

Sipas Renzit reformat janë të rëndësishme për të rigjallëruar ekonominë e vendit. Ndërsa kundërshtarët mes tyre  edhe Lëvizja 5 Yjet e komedianit Grillo thonë se kjo reformë do të cënojë demokracinë e do të prishë balancat.

Ndërkohë nga të dyja palët po ndërmerren fushata në përpjekje për të bindur qytetarët për të votuar alternativën që dy kampet mbështesin.


Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’