TIRANË - Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur shpreh shqetësimin për mbajtjen e një referendumi, të organizuar nga strukturat paralele serbe dhe të frymëzuara nga Beogradi.
“Ndonëse i paligjshëm dhe pa efekte juridike, ky referendum nuk i shërben aspak interesit të komuniteteve etnike për t’u integruar plotësisht në jetën sociale, ekonomike e politike të shoqërisë së Republikës së Kosovës:, thuhet në deklaratën për shtyp të MPJ.
Sipas diplomacisë shqiptare, mbajtja e këtij referendumi nuk i shërben as klimës së dialogut Kosovë-Serbi, një proces i domosdoshëm për të zgjidhur çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës e Serbisë, dhe tregues cilësor i maturisë së tyre në procesin e integrimit Evropian.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com