Sipas tij, përmes këtij referendumi, që ka ndodhur për herë të parë në historinë e 25 viteve demokraci,dëshmohet se vendos anëtari i thjeshtë i partisë për vendimmarrjen e partisë në qendër dhe ftoi për pjesëmarrje të gjithë anëtarësinë.
“Është momenti i zgjedhjes së mënyrës së marrjes së mendimit nga anëtarësia e PS. Do ta kërkojmë me datën 9 prill që të dëshmojmë se PS, si asnjë parti tjetër në vend, që të dëgjojë qëndrimin dhe në statut e kemi të sanksionuar nga anëtarësi më i thjeshtë i saj. Është një pyetje e thjeshtë. Është një pyetje që ka marrë një ratifikim në Kongres, por që ka nevojë që të marrë edhe ratifikimin e anëtarësisë së partisë me një anëtarë një votë. Sepse edhe mandati i kryetarit aktual të Partisë Socialiste është aktiv me një anëtarë një votë. Pra të gjithë ne së bashku kemi votuar për kryetarin e Partisë Socialiste dhe në referendum do të shkojmë të gjithë së bashku për të ratifikuar vendimmarrjen e Kongresit të Partisë Socialiste. Duke dëshmuar kështu që ne jemi forca e vetme politike e cila pa dallim, barazie gjinore, krahine e prejardhje ti thërrasim gjithë anëtarët e PS që të pyesim e duam mendimin e cdo anëtari të familjes sonë socialiste. Prandaj është i rëndësishëm referendumi i parë, asnjëherë s’ka ndodhur në historinë 25-vjeçare të politikës shqiptare që anëtarit të thjeshtë të një strukture politike të pyetet për një qëndrim që do të mbajë qendra e kësaj partie. Jemi ne të parët që po e bëjmë dhe kjo nuk do të jetë hera e fundit.” tha ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)