Votuesit në Skoci votojnë nesër në referendumin historik për ndarje ose jo nga Mbretëria e Bashkuar.
Sondazhet e fundit të opinionit u japin përparsi mbështetësve të unionit me rreth 52 për qind kundrejt secesionistëve me 48 për qind.
Alex Salmond, ministri i parë i Skocisë, e ka përshkruar referendumin si mundësi “që vjen një herë në jetë” për Skocinë.
Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “do t’i thyhet zemra” nëse Skocia lë Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 300 vjetësh.
Votuesit do të pyeten: A duhet të jetë Skocia vend i pavarur?Rezultatet pritet të publikohen mëngjesin e 19 shtatorit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com