Referendumi në Turqi, shtetasit turq
nisin të votojnë në Evropë

Referendumi në Turqi, shtetasit turq<br />nisin të votojnë në Evropë
Qytetarët turq që jetojnë në 6 shtete evropiane kanë nisur të votojnë në kuadër të referendumit i cili synon ta shndërrojë Turqinë në një republikë presidenciale.

Ata janë thirrur të votojnë opsionin pro ndryshimeve ose jo ndryshimeve të cilat do t’i jepnin më shumë pushtet presidentit Erdogan.

Referendumi në Turqi pritet të zhvillohet në 16 prill.

Rreth 3 milionë turq do të votojnë jashtë Turqisë ndërsa gjysma e tyre jeton në Gjermani.

Pak kohë më parë disa shtete evropiane ndaluan që politikanët turq të zhvillonin tubime. Tensione dhe një retorikë e ashpër u rregjistrua mes Erdogan Gjermanisë e Holandës të cilat i akuzoi për praktika naziste.

Edhe shumë qytetarë kurd kanë protestuar kundër Erdogan.

Shtetet evropiane shprehen se një referendum i tillë do ta çonte vendin drejt autoritarizmit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë