Referendumi në Britani, Exit-
pollet: 52% "Pro" në BE, 48% "Jo"

Referendumi në Britani, Exit-<br />pollet: 52%
Britania e Madhe duket se do të qëndrojë në Bashkimin Europian. Sipas sondazheve të fundit, 52% e britanikëve kanë votuar për të qëndruar pjesë e Unionit Europian, ndërsa 48% janë shprehur se Britania duhet të dalë nga BE. 

Sipas këtyre të dhënave dhe në pritje të rezultateve zyrtare në orët në vijim, referendumi ka vendosur që Britania e Madhe të qëndrojë në Bashkimin Europian.

Beteja për të ardhmen e Britanisë së Madhe, sipas sondazheve, ndahet nga vetëm 4%. Exi-pollet e para flasin për 48% të votuesve "pro" qëndrimit të Britanisë në Bashkimin Europian, ndërsa 42 janë kundër. 

Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 23:00. Kryeministri britanik, David Cameron, pas votimit i bëri thirrje britanikëve, që të votojnë "pro" qëndrimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.

Referendumi, sot vendoset fati i Britanisë së madhe në BE 
46 milionë qytetarët do të vendosin për të ardhmen e Britanisë, teksa qendrat e votimit janë hapur në 07:00 dhe do të mbyllen në 22:00, ndërsa rezultati përfundimtar pritet të dalë nesër. Në votime marrin pjese britanikët, irlandezët e të gjithë qytetarët e Komunelthit ku përfshihen  53 shtetete që kanë qënë pjese e perandorisë britanike.

Mesa duke koha nuk duket e mirë për britanikët, pasi vendi është përfshirë nga reshje të shumta shiu. Një pjesë e metrove  janë bllokuar çka mund të vështirësoi votimin në disa zona.

Kryeministri Cameron së bashku me gruan e tij iu drejtua kutive të votimit duke bërë thirrje që të votohet pro qëndrimit të BE. “Votoni pro qëndrimit kështu që fëmijët tanë e nipërit tanë do të kenë një të ardhme më brilante” shkroi në tëitter shefi i ekzekutivit.

Edhe lideri i laburistëve Corbyn votoi "pro" qëndrimit duke e deklaruar votën e tij në Twitter.
 
Rezultati përfundimtar pritet të dalë nesër e nëse vendi vendosë të dalë jashtë procesi do të zgjasë 2 deri në 7 vite. Nëse kjo ndodh e nesërmja do të jetë e premtja e zezë e sterlinës.
 
Nga sondazhet e fundit para zhvillimit të referendumit, kampi pro qëndrimit në Bashkimin Europian ka një kryesim të lehtë prej 52% përballë atyre që duan largimin nga BE 48%, por përgjigja përfundimtare do të mësohet në fund të votimit.
 
Ditët e fundit, jo vetëm Britania e Madhe, por e gjithë Europa, madje edhe SHBA ka qenë e përfshirë me deklarata rreth referendumit.
 
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian do të shkaktonte një tërmet dhe do të kishte ndikim, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe atë politik duke i dhënë një goditje të fortë BE që nga krijimi.
 
Por si dhe pse erdhi Britania deri në pikën për të vendosur përmes referendumit të ardhmen?
 
Rritja e shpejtë e euro skeptikëve, kriza ekonomike në BE, rritja e emigracionit, akuzat për kontroll burokratik të BE mbi anëtarët, por edhe thirrja nga konservatorët dhe Partia e Pavarësisë në Mbretërinë e Bashkuar ishin arsyet që kryeministri David Cameron premtoi në 2015 se do ta mbajë referendumin nëse do të fitonte zgjedhjet e përgjithshme dhe pas mbështetjes që mori nga elektorati mbajti premtimin duke e dërguar popullin në kutitë e votimit.
 
Pas shpalljes së fushatës për referendumin në fillim të vitit, David Cameron i bëri presion Bashkimit Europian duke kërkuar një marrëveshje të re për të ndryshuar kushtet për t’i dhënë Britanisë një status të veçantë, gjithmonë nëse sot do të vendosë që të qëndrojë në BE. 

Një ditë para referendumit president i Komisionit Europian Juncker iu drejtua britanikëve duke thënë se kush zgjedh jashtë mbetet jashtë e  nuk do të ketë negociata. Kryeministri britanik Cameron ka apeluar fuqishëm që Britania të qëndrojë brenda Bashkimit Europian.  

Ndërsa Kryetari  i Partisë së Pavarsisë  Nigel Farage  ka kërkuar që qytetartë të votojnë për pavarsinë e Britanisë. Nga ana tjetër udhëheqës botëror si Barack Obama, Merkel, Tusk etj kanë bërë thirrje që Britania të qëndrojë në BE.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre