Referendumi në Katalonja, 840
të plagosur nga dhuna policore

Referendumi në Katalonja, 840<br />të plagosur nga dhuna policore
Ka shkuar në 840 numri i të plagosurve në Katalonja, aty ku u zhvillua referendumi për pavarësinë e saj nga Spanja. Si pasojë e përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë në qendrat e votimit, qeveria e Katalunjës thotë se kanë mbetur të plagosur 840 persona. Dëshmi e pamje rrënqethëse tregojnë degradimin e situatës dhe dhunën ekstreme ndaj qytetarëve, shumë prej tyre të moshuar.

Agjentë të Guardia Civil kanë ndërhyrë në qendrën e votimit në Sant Julia de Rumis në Girona ku rreth orës 9:15 ishte parashikuar të votonte presidenti katalanas Carles Puigdemont, por ka qenë e pamundur që ai të votonte, ndaj dhe këtë proces e ka kryer në një qendër tjetër.

Autoritetet spanjollë kanë larguar shtypin dhe kanë përdorur forcën dhe plumbat e gomës për të spostuar turmën e qytetarëve të përqëndruar në mbrojtjen e qendrës së votimit. Ndërkaq ka të dhëna se një e moshuar është lënduar si pasojë e ndërhyrjes së policisë në Barcelonë.

Mijëra njerëz janë përqëndruar në të gjithë vendin përpara qëndrave të votimit, që në shumë raste janë mbrojtur nga traktorë nga sindikatës së fermerëve të katalunjës, nërkohë autoritetet spanjolle kanë mbyllur pothuajse gjysmat e qendrave të votimit.

Mediat e huaja shkruajnë se në një deklaratë për shtyp ministri jashtë i spanjoll, ka deklaruar se veprimet e policisë të drejta, pasi referendumi në Katalonja është ilegal, ndërkohë që qeveria e Katalonjës ka shkruar në twitter se nuk duhet të numërojmë viktimat por votat.

Tensionimi i situatës nisi në Katalonjë përpara referendumit të pavarësisë. Më herët Madridi kishte premtuar që të ndalte votimin dhe dhjetëra automjete policore kanë lënë bazën e tyre për tu drejtuar drejt Barcelonës. Gjatë natës, mijëra mbështetës separatistë pushtuan shkollat që do të përdoreshin si qendra votimi.
 


[gallery]24098[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/ e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore