Referendumi në PS 30 ditë pas 
 Kongresit, zbatohet statuti i ri

Referendumi në PS 30 ditë pas <br /> Kongresit, zbatohet statuti i ri
Referendumi në Partinë Socialiste për mandatin e kryetarit të kësaj force politike, do të mbahet 30 ditë pas Kongresit të 19 marsit. Në të njëjtën mbledhje Kongresi, në 19 mars, 1500 delegatët do t’i referohen nenit 74 të ligjit të ri të funksionimit të PS-së, duke votuar kërkesën e kryesocialistit Rama për referendum. Formati i këtij referendumi nëse do të jetë konsultativ ose vendimmarrës, modalitetet e zhvillimit të tij dhe pyetja me të cilën Edi Rama do t’i drejtohet socialistëve për ligjshmërinë e mandatit të tij, do të votohet pikërisht në këtë Kongres.

30 ditë më pas, po sipas statutit të ri, do të zhvillohet dhe referendumi, duke i lënë një muaj kohë kryeministrit të zhvillojë fushatë për kauzën për të cilën do të pyesë socialistët.

Sipas nenit 74 të statutit, referendumi quhet i vlefshëm vetëm nëse merr pjesë në votim mbi 50% e anëtarësisë. “Nëse referendumi është vendimmarrës, vendimi i marrë është i pakthyeshëm, dhe nuk është subjekt i referendumit të mëtejshëm të brendshëm për të paktën 2 vjet”- specifikohet në statutin e ri.

Si rregull iniciativa për referendum duhet të vijë nga asambleja kombëtare ose 20% e anëtarësisë së partisë, para se ta votojë kongresi. Por fakti që mandati i asamblesë ka skaduar, kompetenca i kalon drejtpërdrejt Kongresit të 19 marsit. 

Ndërkaq, këtë të mërkurë statuti i PS ka pësuar ndryshimet e fundit, duke reflektuar dhe vërejtjet që disa prej deputetëve kishin në Asamble.

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë