SPANJË -Në prag të referendumit që do të zhvillohet për Pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe, Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, është shprehur se thirrjet për Pavarësinë e Skocisë janë sulm për integrimin evropian.
“Të gjithë në Evropë konsiderojnë se këto procese janë shumë negative, si financiarisht, ashtu edhe ekonomikisht. Këto procese janë sulm mbi frymën evropiane, sepse Evropa është ndërtuar për integrim dhe jo ndarje të shteteve”, ka thënë Rajoy.
Referendumi në Skoci, i cili do të zhvillohet nesër dhe është miratuar nga Qeveria britanike, ka rritur shpresat e katalonasve se do të kenë të drejtë për referendum, të cilët duan të vendosin kontrollin e plotë ekonomik dhe politik mbi këtë rajon të Spanjës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com