Referendumi në Turqi, Erdogan: Vota
pro përgjigje për Evropën fashiste

Referendumi në Turqi, Erdogan: Vota<br />pro përgjigje për Evropën fashiste
TURQI-Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar sërish sulmet ndaj Evropës, duke e cilësuar atë si "mizore dhe fashiste".
 
Në fjalën e tij gjatë një tubimi në Ankara, presidenti turk, është shprehur se vota pro referendumit të 16 prillit, për kalimin e vendit nga republikë parlamentare në një republikë presidenciale, është përgjigjia e duhur për "Evropën fashiste".
 
“Kjo Evropë, si e para Luftës së Dytë Botërore, është raciste, fashiste dhe mizore. Një Evropë anti-islam dhe anti-Turqi”, u shpreh Erdogan gjatë fjalës së tij.
 
Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Evropës janë futur në një krizë pasi Holanda dhe Gjermania kanë anuluar disa tubime elektorale të ministrave turq të cilët synonin të merrnin mbështetjen e shtetasve turq që jetojnë në këto vende.
 
Përkeqësimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Evropës ka vendosur në pikëpyetje edhe përpekjet disa vjeçare të Turqisë për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropianë, ndërkohë Erdogan është shprehur se tensionimi i marrëdhënieve nuk do të përdoret kundër anëtarësimit të Turqisë në BE.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë