Referendumi përçan Britaninë
Skocia e Irlanda e V. duan BE-në

Referendumi përçan Britaninë<br />Skocia e Irlanda e V. duan BE-në
Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian nuk ka sjellë tronditje vetëm në Unionin 28-anëtarësh, por edhe në vetë Mbretërinë e Bashkuar ku kanë nisur të ndihen efektet e rënda politike dhe ekonomike. Stërlina është në ditën e saj më të keqe historike por ky nuk është shqetësimi i vetëm tashmë në Britani. Pasojat politike mund të jenë të pariparueshme për këtë vend, deri atë masë sa ndoshta nuk ishin parashikuar nga mbështetësit e Brexit.

Anglia dhe Uellsi votuan "pro" daljes nga BE, por nuk ishin në të njëjtin qëndrim populli i Irlandës së Veriut dhe ai i Skocisë. Në këto dy vende qytetarët votuan në shumicë "pro" qëndrimit në BE. Krerët politik të këtyre vendeve reaguan menjëherë pas publikimit të rezultateve.

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, deklaroi se populli i saj është shprehur qartësisht pro qëndrimit në BE. “Populli skocez e ka bërë të qartë se të ardhmen e vet e sheh në BE”, tha Sturgeon.

Por politikanë të niveleve të tjera në Skoci kanë nisur tashmë lëvizjet për një referendum të ri në Skoci, për të kërkuar Pavarësinë nga Britania e Madhe. Por ndryshe nga dy vite më parë, kur skocezët votuan në referendum kundër shkëputjes nga Britania, tashmë raporti është përmbysur dhe skocezët kërkojnë pavarësi për t’u bërë pjesë e BE-së.

Ndërkohë në irlandën e Veriut situata është edhe më e nxehtë. Atje kanë nisur lëvizjet për një tjetër referendum, dhe këtë herë do të kërkohet bashkimi i dy Irlandave.

Me daljen e Britanisë nga BE, Irlanda duhet të votojë për ribashkimin e tyre”, tha lideri historik i partisë irlandeze nacionaliste Sinn Fein i IRA.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre